Nach Genre filtern

S’e Kam me Ty | Top Albania Radio

S’e Kam me Ty | Top Albania Radio

Top Albania Radio Podcasts

A e keni menduar ndonjëherë sa shumë televizione janë bërë, sa shumë programe, sa e vështirë është të ndjekësh diçka në një realitet me kaq shumë oferta dhe ku çdo gjë lëviz shumë shpejt. Dikur çdo gjë ishte e thjeshtë. Brezi i 40 vjeçarëve të sotëm e kujtojnë mjaft mirë kur kishim vetëm një kanal (TVSH) dhe dije çdo gjë që ndodhte – apo jo? Në lumin e programeve televizive dhe ‘qyfyreve’ të tyre frymëzuar nga cikli ‘Mai Dire’ i Mediaset – dy emra të njohur të radios & TV në Shqipëri sjellin një program ku komentohen perlat nga programet që njihni dhe nuk i njihni, që i keni parë ose me shumë gjasa jo, xhanëm me kaq sa janë kjo është e pamundur…

68 - Të pikturosh me trupin tënd dhe jo me penela/Stela Rustemaj zbulon gjithçka për artin e saj…
0:00 / 0:00
1x
  • 68 - Të pikturosh me trupin tënd dhe jo me penela/Stela Rustemaj zbulon gjithçka për artin e saj…

    E ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” ishte Stela Rustemaj. Ekonomiste dhe juriste por që ka vendosur që t’i përkushtohet pikturës dhe artit duke qenë se janë pasioni i saj më i madh. Veçantia e artit të saj është se ajo përdor gjuhën e trupit dhe jo penelat për pikturat.

    Fri, 10 May 2024 - 48min
  • 67 - Ekskluzive në “S’e Kam me Ty”/ Lajla Përnaska tregon historinë sesi u mor në rajon!

    E ftuar në “S’e Kam me Ty” ishte Lajla Përnaska. Ajo u shpreh për fëmijërinë, dashurinë për televizionin e shumë të tjera.

    Fri, 03 May 2024 - 55min
  • 66 - Nga “sherri” i Lei Krajës me Eni Shehun deri tek ndërhyrjet estetike sipas Dr. Greta Vyshka!

    Në lumin e programeve televizive dhe ‘qyfyreve’ të tyre frymëzuar nga cikli ‘Mai Dire’ i Mediaset – tre emra të njohur të radios & TV në Shqipëri vijnë me një program ku komentohen perlat nga programet që njihni dhe nuk i njihni, që i keni parë ose me shumë gjasa jo, xhanëm me kaq sa janë kjo është e pamundur…

    Sat, 27 Apr 2024 - 44min
  • 65 - Aktorja Rozi Kostani kujton hapat e parë të karrierës/ Refuzoi rolin në filmin e famshëm për shkak të skenave erotike, çfarë ndodhi më pas?!

    E ftuar në “S’e Kam me Ty” ishte aktorja Rozi Kostani, e cila tregoi vështirësitë në karrierën e saj, kujtoi hapat e parë në aktrim e shumë të tjera.

    Fri, 19 Apr 2024 - 50min
  • 64 - Si ka nisur i gjithë pasioni për nutricionin?! Diola Dosti: “Aty ishte ajo forca ime, një thirrje e brendshme…”

    E ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” ka qenë Diola Dosti. Nutricionistja e njohur ka zbuluar në një intervistë me Jonida Aliçkollin dhe Elios Shulin më shumë detaje se si ka nisur e gjithë karriera e saj dhe gjithashtu ka treguar edhe detaje të vogla në lidhje me partnerin e saj të ri.

    Fri, 12 Apr 2024 - 44min
Weitere Folgen anzeigen