Filtrer par genre

Live From Tirana

Live From Tirana

Top Albania Radio

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajuar 360gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale. 15 vite pas themelimit #lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat.

405 - Kuptimi i ëndrrave që shohim, zonja Beti na zbulon çfarë duhet të dimë: “Po marrim mesazhe…”
0:00 / 0:00
1x
  • 405 - Kuptimi i ëndrrave që shohim, zonja Beti na zbulon çfarë duhet të dimë: “Po marrim mesazhe…”

    E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë Elisabeta Mato Skëndo, apo siç njihet thjesht si zonja Beti. Ajo na ka folur më shumë mbi ëndrrat që shohim, pse i shohim ato dhe çfarë mesazhi përcjellin…

    Fri, 10 May 2024 - 16min
  • 404 - Ndodh sërish/Ja banorja e BBV3 që ka fituar më shumë ndjekës në Instagram këtë javë!

    “Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram?

    Fri, 10 May 2024 - 5min
  • 403 - Kënga e bazuar në historinë e tij të bukur të dashurisë, Julio Imeri flet për projektin “Ne të dy”…

    I ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë këngëtari Julio Imeri, i cili jeton momentalisht në Greqi, ku edhe po ndërton hap pas hapi karrierën e tij në industrinë muzikore. Ai ka publikuar albumin e tij dhe pikërisht një nga këngët, “Ne të dy”, ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Ai na ka treguar më shumë mbi këtë projekt…

    Thu, 09 May 2024 - 13min
  • 402 - “Mashkull gore…”/Olta Sheta tregon se si e ka parë ‘tradhtinë’ që Graciano i bëri Erjolës!

    Në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio ish-konkurrentja e “BB”, Olta Sheta. Pas shpalljes së Romeos finalist duket se kanë nisur sulmet e para të banorëve kundrejt tij. Si e komenton Olta këtë?

    Thu, 09 May 2024 - 14min
  • 401 - Ashendentët e shenjave të horoskopit, Jorgo Pulla zbulon gjithçka që duhet të dimë!

    I ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë astrologu i njohur Jorgo Pulla. Ai na ka folur me shumë mbi shenjat e horoskopit dhe ashendentët e tyre. Ja se çfarë duhet të dimë për këtë…

    Wed, 08 May 2024 - 28min
Afficher plus d'épisodes