Filtra per genere

Kreshnikët

Kreshnikët

Erjon Miruku

Become a Paid Subscriber: https://podcasters.spotify.com/pod/show/kreshniket/subscribe Hyni në botën e mrekullueshme të folklorit shqiptar me podcastin tonë! "Kreshniket" përqëndrohet ne ciklin e kreshnikëve bazuar rreth bëmave te vëllezerve Muji dhe Halili, sebashku me agat e Jutbines. Bashkohuni me ne në një udhëtim të trashëgimisë gojore, legjendave dhe magjisë së tregimeve shqiptare. Zbuloni te gjitha episodet ne Arkivin e Kreshnikeve kur bëni "Subcribe" ne Spotify. Nëse keni dëshirë të a kontaktoni, na shkruani email në perrallaetregime@gmail.com ose në Instagram @kreshniket_podcast

14 - Pertej Tregimeve... Prapa Mikrofonit
0:00 / 0:00
1x
  • 14 - Pertej Tregimeve... Prapa Mikrofonit

    Në këtë episod, bashkbisedojme me Lonin, Editorin e Tingullit. Sëbashku analizojmë bashkpunimin tonë dhe ndajmë me ju përpjeket, procesin dhe idetë që na ndihmojnë të krijojmë disa prej tregimeve më tërheqëse të podcastit. Ju ftoj gjithashtu të degjoni podcastin Diçka Ndryshe, nje krijim i shkelqyer, prodhuar nga Loni dhe Ada. - Link direkt: https://spotify.link/layjTXuTVIb


    Fri, 19 Apr 2024 - 40min
  • 13 - Fuqia e Mujit

    Ky eshte riperpunimi i kenges me njohur te ciklit te kreshnikeve “Fuqia e Mujit”.  Ne kete tregim Muji transformohet nga nje bari i thjeshte ne nje hero mitologjik. 

    Mon, 25 Mar 2024 - 12min
  • 12 - Muji i Rrethuar

    Ne momentin kur tre mije ushtare rrethojne kullen, Muji dhe Halili gjejne veten te rrethuar.  Muji qendron si mbrojtesi i fundit ndersa Halili, i vendosur, niset per te kerkuar ndihme.  Kur gjaku i Mujit nis te vloje brenda ne kulle, ai del ne fushe luftes te perballet me qindra ushtare. Miresevini ne nje udhetim tjeter epik ku vellezerit kreshnike ribashkohen ne nje shfaqe spektakolare the vllazerise dhe trimerise.

    Mon, 19 Feb 2024 - 13min
  • 11 - Zuku Merr Rushën

    Provokimi i Mujit shpërthen nje zjarr, dhe Zuk Bajraktari betohet se ai do shkoje te marre bijen e Krajlit, Rushën.  Pasi kthehet ne Jutbine, atmosfera shndërrohet ne nje sfide epike kur Muji e kërkon Rushen per vete.  Si do zgjidhet vallë konflikti mes tyre?

    Mon, 15 Jan 2024 - 15min
  • 10 - Omeri i Ri

    Kur nje luftëtar i moshuar sfidohet nga një baloz, ai zbulon një heroine te papritur ne vajzën e tij! E veshur si djalë, e bija merr fatin ne dorë dhe nxiton drejt fushes se betejës.  Udhëtimi i saj merr kthesë tek shtëpia e te fejuarit, ku takimi sjell pyetjen: Cili është vallë identiteti i mikut?

    Mon, 11 Dec 2023 - 19min
Mostra altri episodi