Filtra per genere

Bibla Shqip

Bibla Shqip

bibla.al

Dhjata e Vjeter dhe e Re Audio

105 - Zanafilla 50
0:00 / 0:00
1x
  • 105 - Zanafilla 50

    1 Pastaj Jozefi e përqafoi të atin, qau dhe e puthi. 2 Jozefi i urdhëroi shërbëtorët e tij dhe mjekët që ta balsamosnin të atin. Mjekët e balsamosën Izraelin. 3 U deshën dyzet ditë, sepse kaq zgjaste balsamimi. Egjipti e vajtoi Jakobin për shtatëdhjetë ditë. 4 Pasi kaloi koha e zisë, Jozefi i tha shtëpisë së faraonit: «Nëse kam gjetur hir para jush, i thoni faraonit 5 se im atë më bëri të betohem që, kur të vdiste, ta varrosja në varrin që kishte hapur për vete në tokën e Kanaanit. Prandaj, tani, faraoni të më lërë të shkoj që të varros tim atë e pastaj do të kthehem». 6 Atëherë faraoni i tha: «Shko e varrose atin tënd, siç iu betove». 7 Kështu, Jozefi shkoi për të varrosur të atin. Me të shkuan të gjithë shërbëtorët e faraonit, pleqtë e shtëpisë së faraonit, tërë pleqtë e tokës së Egjiptit, 8 e gjithë shtëpia e Jozefit, vëllezërit e tij dhe shtëpia e të atit. Vetëm fëmijët, dhentë e qetë e tyre mbetën në tokën e Goshenit. 9 Bashkë me të shkuan edhe karrocat e kalorësit dhe kështu u bë një turmë shumë e madhe njerëzish. 10 Shkuan deri te lëmi i Atadit, që ishte përtej Jordanit, dhe atje e vajtuan me gjëmë e Jozefi mbajti shtatë ditë zi për të atin. 11 Kur dëgjuan vajtimin në lëmin e Atadit, banorët e Kanaanit thanë: «Qenka zi e madhe për Egjiptin!». Prandaj edhe vendi përtej Jordanit u quajt Abel Micraim.
    12 Kështu bijtë e Jakobit bënë siç ishin urdhëruar. 13 E çuan në tokën e Kanaanit dhe e varrosën përballë Mamreut, në shpellën e arës së Makpelës, që Abrahami kishte blerë bashkë me arën si pronë varri nga Efron Hititi. 14 Atëherë Jozefi, pasi varrosi të atin, u kthye në Egjipt bashkë me vëllezërit dhe tërë njerëzit që kishin shkuar për ta varrosur.
    Jozefi dhe vëllezërit
    15 Pasi u vdiq i ati, vëllezërit thanë: «Nëse Jozefi na urren ende, do të marrë hak patjetër për tërë të keqen që i bëmë!». 16 Atëherë i çuan fjalë Jozefit e i thanë: «Yt atë, para se të vdiste, urdhëroi: 17 “I thoni Jozefit kështu: të përgjërohem, fale fajin dhe mëkatin e vëllezërve të tu megjithëse u sollën keq me ty”. Tani pra, të lutemi, fale fajin e shërbëtorëve të Perëndisë së atit tënd!». Jozefi qau kur i dëgjoi këto fjalë. 18 Pastaj vëllezërit e tij shkuan, u përkulën me nderim e thanë: «Ja, jemi shërbëtorët e tu!». 19 Por Jozefi u tha: «Mos kini frikë! Mos jam Perëndia unë?! 20 Ndonëse ju e kishit për keq, Perëndia e ktheu në të mirë, që të bëjë atë që po ndodh sot, të mbajë gjallë një popull të tërë. 21 Prandaj, mos kini frikë. Unë do kujdesem për ju e për fëmijët tuaj». Kështu, i ngushëlloi e u foli butë.
    Vdekja e Jozefit
    22 Jozefi bashkë me shtëpinë e të atit banoi në Egjipt. Ai jetoi njëqind e dhjetë vjet. 23 I pa bijtë e Efraimit deri në brezninë e tretë dhe bijtë e Makirit, birit të Manaseut, lindën në prehrin e Jozefit. 24 Atëherë Jozefi u tha vëllezërve: «Unë po vdes, por Perëndia me siguri do t'ju kujtojë e do t'ju nxjerrë nga kjo tokë për t'ju çuar në tokën për të cilën iu betua Abrahamit, Isakut e Jakobit». 25 Pastaj Jozefi u kërkoi bijve të Izraelit të betohen e u tha: «Kur Perëndia t'ju kujtojë, m'i merrni me vete eshtrat prej këtij vendi». 26 Jozefi vdiq njëqind e dhjetë vjeç. Trupin e tij e balsamosën dhe e vendosën në një sarkofag në Egjipt.

    Tue, 16 Aug 2022
  • 104 - Zanafilla 49

    Jakobi bekon të bijtë
    1 Jakobi i thirri të bijtë e u tha: «Ejani t'ju tregoj se çfarë do t'ju ndodhë në ditët që po vijnë:
    2 Mblidhuni e dëgjoni, o bijtë e Jakobit,
    dëgjojeni Izraelin, atin tuaj!
    3 O Ruben, i parëlinduri im,
    ti, fuqia e fryti i parë i burrërisë sime,
    i epërm në krenari e fuqi,
    4 i rrëmbyer si uji, mos paç epërsi,
    se u shtrive në shtrojën e atit tënd dhe e fëlliqe.
    Mbi shtratin tim ai u shtri.
    5 Simeoni e Levi vëllezër janë
    e për dhunë shpatat i kanë!
    6 Në kuvendin e tyre mos marrtë pjesë shpirti im
    e në mbledhjet e tyre mos qoftë nderi im.
    Se nga zemërimi vranë njerëz
    e dema gjymtuan si deshën.
    7 Mallkuar qoftë zemërimi i tyre i tërbuar
    e mëria e tyre mizore.
    Te Jakobi do t'i ndaj
    e nëpër Izrael do t'i shpërndaj.
    8 O Judë! Ty, do të lavdërojnë vëllezërit e tu.
    Mbi zverkun e armiqve të tu
    do të jetë dora jote.
    Para teje do të përkulen bijtë e atit tënd!
    9 Pjellë luani është Juda.
    Prej presë u ktheve biri im.
    Ai ulet e shtrihet si një luan
    e kush guxon ta zgjojë?
    10 Skeptri nuk do t'i hiqet Judës,
    as shkopi i prijësit këmbëve të tij.
    Do t'i sjellina tagrin,
    popujt do ta dëgjojnë.
    11 Gomarin e lidh në pjergull,
    kërriçin te hardhia më e mirë.
    Me verë e lan rrobën e tij,
    me lëngunb e rrushit petkun.
    12 Të kuq si vera sytë e tij,
    të bardhë si qumështi dhëmbët.
    13 Zabuloni pranë detit do të banojë
    e për lundrat liman do të jetë.
    Kufirin në Sidon do ta ketë.
    14 Isahari është gomar i fortë,
    shtrirë mes dy gardheshc.
    15 Pa se vendpushimi ishte i mirë
    e toka e këndshme
    e uli kurrizin nën barrë,
    shërbëtor i nënshtruar u bë!
    16 Dani, popullin e vet do të gjykojë,
    si çdo fis tjetër i Izraelit.
    17 Qoftë si gjarpri rrugës
    e nepërka udhës,
    që thembrën e kalit kafshon
    e kalorësin në shpinë e rrëzon.
    18 Shpëtimin tënd pres, o Zot!
    19 Gadin do ta sulmojnë kusarët,
    por në kthim do t'i sulmojë ai.
    20 Asheri do të ketë bukë të shijshme
    e për mbretër ushqime të përzgjedhura.
    21 Neftaliu është drenushë e lirë
    që pjell drerëç të bukur.
    22 Jozefi është si pemë frutored,
    si pemë frutore pranë burimit,
    me degë tej muritdh.
    23 Hidhur e qëlluan,
    harkëtarët e sulmuan.
    24 Por i fortë mbeti harku i tij
    e krahët iu forcuan
    nga dora e të fuqishmit të Jakobit,
    nga bariu e shkëmbi i Izraelit,
    25 nga Perëndia i atit tënd
    që të ndihmon,
    nga i gjithëpushtetshmi
    që të bekon
    me bekime nga qielli lart
    e me bekime nga humnera poshtë,
    me bekime nga gjiri e nga barku.
    26 Bekimet e atit tënd ua tejkalojnë
    bekimeve të maleve të amshuarae
    e begatisëë së kodrave të përjetshme.
    Ato qofshin mbi kryet e Jozefit,
    mbi ballin e të zgjedhurit ndër vëllezër!
    27 Benjamini është ujk grabitqar,
    prenë e ha në mëngjes
    e në mbrëmje plaçkën ndan!».
    28 Të gjithë këta janë dymbëdhjetë fiset e Izraelit. Kështu u tha ati i tyre kur i bekoi me radhë, secilin sipas bekimit të vet.
    Vdekja e Jakobit
    29 Pastaj Jakobi i urdhëroi e u tha: «Së shpejti do të vdes. Më varrosni me etërit e mi, në shpellën që është në arën e Efron Hititit, 30 në shpellën që ndodhet në arën e Makpelës, përballë Mamreut,

    Tue, 16 Aug 2022
  • 103 - Zanafilla 48

    Jakobi bekon bijtë e Jozefit
    1 Pas këtyre ngjarjeve Jozefin e njoftuan se i ati ishte sëmurë. Atëherë Jozefi mori me vete të dy bijtë, Manaseun dhe Efraimin. 2 Kur i treguan Jakobit se po vinte biri i tij, Jozefi, mblodhi forcat dhe u ul mbi shtrat. 3 Pastaj i tha Jozefit: «Perëndia i gjithëpushtetshëm m'u shfaq në Luz, në tokën e Kanaanit, e më bekoi. 4 Ai më tha: “Ja, unë do të të shtoj, do të të shumoj e do të të bëj një shumicë popujsh. Këtë tokë do t'ua jap pasardhësve të tu si pronë të përjetshme”. 5 Tani pra, të dy bijtë e tu, Efraimi dhe Manaseu, që të lindën në tokën e Egjiptit para se unë të vija këtu, do të jenë bijtë e mi ashtu siç janë Rubeni dhe Simeoni. 6 Ndërsa bijtë e lindur pas tyre do të jenë të tutë dhe, për nga trashëgimia, do të thirren sipas emrit të Efraimit e Manaseutzh, 7 sepse Rakela më vdiq rrugës kur po vija nga Padani. Ajo vdiq në tokën e Kanaanit, kur ishim ende larg Efratës, dhe unë e varrosa aty, rrugës për në Efratë, ku është Betlehemi».
    8 Kur Izraeli i pa bijtë e Jozefit, tha: «Kush janë këta?». 9 Jozefi iu përgjigj të atit: «Janë bijtë e mi që Perëndia m'i dha në këtë vend». Atëherë Jakobi i tha: «M'i sill pranë që t'i bekoj». 10 Izraelin e kishin lënë sytë për shkak të pleqërisë e nuk mund të shikonte më. Jozefi i afroi të bijtë dhe Jakobi i puthi e i përqafoi. 11 Izraeli i tha Jozefit: «Kurrë nuk e prisja të të shihja, por ja, Perëndia më ka lejuar të shoh edhe pasardhësit e tu!». 12 Jozefi i mori të bijtë nga prehri i të atit e u përkul me nderim gjer në tokë. 13 Pastaj i mori të dy dhe ia afroi Jakobit. Efraimin e vuri në të djathtë të vetes, që ishte në të majtë të Izraelit, ndërsa Manaseun e vuri në të majtë të vetes, që ishte në të djathtë të Izraelit. 14 Por Izraeli shtriu dorën e djathtë dhe e vuri mbi kryet e Efraimit, më të voglit. Ndërsa dorën e majtë e vuri mbi kryet e Manaseut. Kështu, ai i kryqëzoi duart, ndonëse Manaseu ishte i parëlinduri. 15 Atëherë e bekoi Jozefin e tha:
    «Perëndia, në praninë e të cilit jetuan etërit e mi,
    Abrahami e Isaku,
    Perëndia që ka qenë bariu im
    gjatë tërë jetës sime deri më sot,
    16 engjëlli që më shpengoi nga çdo e keqe,
    ai i bekoftë djemtë.
    Në ta u përmendtë emri im
    dhe emri i etërve të mi,
    Abrahamit e Isakut.
    U shtofshin e u shumofshin mbi tokë!».
    17 Kur Jozefi pa se i ati kishte vënë dorën e djathtë mbi kryet e Efraimit, nuk i erdhi mirë. Ia kapi dorën të atit për t'ia hequr nga kryet e Efraimit e për t'ia vënë mbi krye Manaseut. 18 I tha të atit: «Jo kështu, ati im! Ky është i parëlinduri. Vëre dorën e djathtë mbi kryet e tij!». 19 Por i ati e kundërshtoi e i tha: «E di biri im, e di! Edhe ai do të bëhet një popull i madh. Megjithatë vëllai i tij i vogël do të bëhet më i madh dhe pasardhësit e tij do të bëhen mori kombesh». 20 Atë ditë Jakobi i bekoi e u tha: «Në emrin tuaj Izraeli do të bekojë duke thënë: “Të bëftë Perëndia si Efraimi e Manaseu!”». Kështu, ai e vuri Efraimin para Manaseut. 21 Pastaj Izraeli i tha Jozefit: «Ja, unë po vdes, por Perëndia do të jetë me ju e do t'ju kthejë në tokën e etërve tuaj. 22 Unë po të jap një pjesë më tepër se vëllezërit e tu, pjesën që mora nga dora e amoritëve përmes shpatës dhe harkut tim».




     zh48.6 he. vëllezërve të tyre

    Tue, 16 Aug 2022
  • 102 - Zanafilla 47

    1 Atëherë Jozefi shkoi e njoftoi faraonin: «Im atë e vëllezërit e mi kanë ardhur nga toka e Kanaanit bashkë me dhentë e qetë e tyre dhe me gjithçka kanë dhe tani ndodhen në tokën e Goshenit». 2 Jozefi kishte zgjedhur pesë nga vëllezërit e i kishte nxjerrë para faraonit. 3 Atëherë faraoni u tha vëllezërve: «Me çfarë merreni?». Ata i thanë: «Shërbëtorët e tu janë barinj, ashtu siç kanë qenë edhe etërit tanë. 4 Kemi ardhur për të banuar si të huaj, se zia e bukës është aq e rëndë në tokën e Kanaanit, saqë nuk ka më kullota për bagëtitë e shërbëtorëve të tu. Prandaj, lejoji shërbëtorët e tu të banojnë në Goshen». 5 Atëherë faraoni i tha Jozefit: «Yt atë dhe vëllezërit e tu erdhën te ti. 6 Toka e Egjiptit është para teje. Vendose tët atë e vëllezërit e tu në vendin më të mirë. Le të banojnë në tokën e Goshenit e nëse di se ndonjëri prej tyre është i aftë, vendose si kryembikëqyrës të bagëtive të mia».
    7 Pastaj Jozefi mori me vete Jakobin, të atin, dhe e nxori para faraonit. Jakobi e bekoi faraonin. 8 Atëherë faraoni e pyeti Jakobin: «Sa vjeç je?». 9 Ai iu përgjigj: «Kam njëqind e tridhjetë vjet që endem në këtë botë. Të pakta e të liga kanë qenë vitet e jetës sime dhe ende nuk i kam mbushur vitet e shtegtimit të etërve të mi». 10 Pastaj Jakobi e bekoi faraonin e u largua prej tij. 11 Atëherë Jozefi i vendosi të atin e vëllezërit të banonin atje ku i kishte urdhëruar faraoni dhe, në tokën e Egjiptit, u dha për pronë tokën më të mirë që ishte në vendin e Ramsesit. 12 Jozefi u kujdes për të atin, për vëllezërit e vet dhe për gjithë familjen e atit të tij e u dha bukë sipas numrit të fëmijëve.
    Zia e bukës në Egjipt
    13 Zia e bukës ishte aq e rëndë, saqë nuk kishte bukë në gjithë vendin. Toka e Egjiptit dhe e Kanaanit u shkretuan prej zisë. 14 Prej shitjes së grurit, Jozefi mblodhi të gjitha paratë që gjendeshin në tokën e Egjiptit e Kanaanit dhe i dorëzoi në thesarin e faraonit. 15 Kur paratë mbaruan në tokën e Egjiptit e Kanaanit, gjithë Egjipti erdhi te Jozefi e i tha: «Na jep bukë, sepse na kanë mbaruar paratë. Pse duhet të vdesim para syve të tu?». 16 Atëherë Jozefi u tha: «Nëse ju kanë mbaruar paratë, sillni gjënë e gjallë që t'jua këmbej me grurë». 17 Ata ia prunë dhe Jozefi u dha ushqime në këmbim të kuajve, dhenve, qeve e gomarëve. Kështu, atë vit Jozefi i mbajti me bukë në këmbim të gjithë gjësë së gjallë. 18 Viti kaloi, por pas një viti ata erdhën përsëri e i thanë: «S'duam t'ia fshehim zotërisë sonë se tani që na kanë mbaruar paratë dhe gjëja e gjallë i përket zotërisë sonë, nuk ka mbetur asgjë tjetër për t'i dhënë zotërisë sonë, përveç vetes e tokës tonë. 19 Kështu do të marrim fund para syve të tu, ne bashkë me arat tona. Në këmbim të ushqimit na bli si skllevër për faraonin, ne dhe arat tona. Na jep farë gruri, që të mos vdesim e të mos na shkretohen arat».
    20 Atëherë Jozefi e bleu tërë tokën e Egjiptit për faraonin, sepse zia e bukës ishte aq e rëndë, saqë çdo egjiptiani iu desh të shiste arën e vet. Kështu, toka u bë e faraonit 21 dhe populli u vu nën skllavëri anekënd Egjiptit. 22 Vetëm tokat e priftërinjve, Jozefi nuk i bleu, sepse faraoni u kishte caktuar një racion buke dhe ata rronin prej saj. Për këtë arsye, priftërinjtë nuk i shitën arat e tyre. 23 Jozefi i tha popullit: «Tani që ju kam blerë ju e arat tuaja për faraonin, ja ku e keni grurin për vete dhe për arat tuaja. 24 Por, kur të korrni, një të pestën do t'ia jepni faraonit. Ndërsa pjesa tjetër do të jetë e juaja për farë e për të ushqyer veten, familjet e fëmijët tuaj». 25 Ata i thanë: «Na shpëtove! Në dashtë zotëria ynë, ne do të bëhemi skllevër të faraonit». 26 Kështu, Jozefi e bëri ligj në tokën e Egjiptit: Një e pesta i takon faraonit. Vetëm tokat e priftërinjve nuk i përkasin atij. Ky ligj është deri më sot.
    Ditët e fundit të Jakobit
    27 Izraeli banoi në tokën e Egjiptit, në Goshen. Aty patën prona, u shtuan dhe u shumuan. 28 Jakobi jetoi në tokën e Egjiptit shtatëmbëdhjetë vjet.

    Tue, 16 Aug 2022
  • 101 - Zanafilla 46

    Jakobi në Egjipt
    1 Izraeli bashkë me gjithçka kishte u ngrit e shkoi në Bershebë e aty i kushtoi fli Perëndisë së Isakut, atit të tij. 2 Atëherë Perëndia iu drejtua Izraelit natën në një vegim e i tha: «Jakob, Jakob!». Ai u përgjigj: «Ja ku jam!». 3 Perëndia i tha: «Unë jam Perëndia, Perëndia i atit tënd. Mos ki frikë të shkosh në Egjipt, sepse atje do të të bëj një komb të madh. 4 Unë vetë do të shkoj bashkë me ty në Egjipt e po unë do të të kthej që andej. Jozefi do të t'i mbyllë sytë».
    5 Atëherë Jakobi u ngrit nga Bersheba dhe bijtë e Izraelit e vunë Jakobin, atin e tyre, bashkë me fëmijët e gratë e tyre, në qerret që faraoni kishte dërguar për të. 6 I morën me vete bagëtitë e pasurinë që kishin mbledhur në tokën e Kanaanit dhe Jakobi me gjithë familjen e tij mbërritën në Egjipt. 7 Ai e solli në Egjipt gjithë familjen e tij, bijtë, nipërit, bijat e mbesat.
    8 Këta janë emrat e bijve të Izraelit që erdhën në Egjipt: Jakobi e bijtë e tij. Rubeni, i parëlinduri i Jakobit. 9 Bijtë e Rubenit, Enoku, Palui, Hecroni e Harmiu. 10 Bijtë e Simeonit, Jemueli, Jamini, Ohadi, Jakini, Cohari e Sauli, biri i një kananiteje. 11 Bijtë e Levit, Gershoni, Kohati e Merari. 12 Bijtë e Judës, Eri, Onani, Shelahu, Pereci e Zerahu. Eri e Onani vdiqën në tokën e Kanaanit. Bijtë e Perecit ishin Hecroni e Hamuli. 13 Bijtë e Isaharit, Tolai, Puahu, Jobi e Shimroni. 14 Bijtë e Zabulonit, Seredi, Eloni e Jahleli. 15 Këta janë bijtë që Lea ia lindi Jakobit në Padan Aram. Ajo lindi edhe një vajzë, Dinën. Bij e bija, ishin gjithsej tridhjetë e tre veta. 16 Bijtë e Gadit: Cifioni, Hagiu, Shuniu, Ecboni, Eri, Arodi e Arieli.
    17 Bijtë e Asherit, Imnahu, Ishvahu, Ishviu, Berjahu e Seraja, motra e tyre. Bijtë e Berjahut, Heberi e Malkieli. 18 Këta janë bijtë e Zilfës që Labani ia dha për shërbëtore Leas, të bijës. Ajo i lindi Jakobit gjithsej shtatëmbëdhjetë veta.
    19 Bijtë e Rakelës, gruas së Jakobit, Jozefi e Benjamini. 20 Jozefit i lindën, në tokën e Egjiptit, Manaseu dhe Efraimi. Ia lindi Asenata, bija e Potiferait, priftit të Onit. 21 Bijtë e Benjaminit, Belai, Bekeri, Ashbeli, Gerai, Namani, Ehiu, Roshi, Mupimi, Hupimi e Aredi. 22 Këta janë bijtë e Rakelës që ia lindi Jakobit. Gjithsej dyzet veta. 23 Bijtë e Danit, Hushimi. 24 Bijtë e Neftaliut, Jahceli, Guniu, Jeceri e Shilemi. 25 Këta janë bijtë e Bilhës që Labani ia dha për shërbëtore Rakelës, të bijës. Ajo i lindi Jakobit gjithsej shtatë veta. 26 Të gjithë ata që erdhën në Egjipt me Jakobin, pasardhësit e tij, pa përfshirë gratë e të bijve, ishin gjithsej gjashtëdhjetë e gjashtë. 27 Ndërsa bijtë e Jozefit që i lindën në Egjipt ishin vetëm dy. Kështu, shtatëdhjetë anëtarë të familjes së Jakobit erdhën në Egjipt.
    Jakobi në Goshen
    28 Jakobi e kishte dërguar Judën te Jozefi që t'i diltez para në Goshen. Kur arritën në Goshen, 29 Jozefi bëri gati karrocën e shkoi atje për të takuar atin e tij, Izraelin. Sapo i doli përpara, Jozefi e përqafoi dhe qau për një kohë të gjatë mbi supin e të atit. 30 Atëherë Izraeli i tha Jozefit: «Tani le të vdes, sepse të pashë e ti qenke ende gjallë!». 31 Jozefi u tha vëllezërve dhe atyre të shtëpisë së të atit: «Do të shkoj ta njoftoj faraonin se më kanë ardhur vëllezërit dhe familja e tim eti që ishin në Kanaan. 32 Pastaj do t'i them që jeni barinj, se gjithmonë jeni marrë me blegtori e që keni sjellë me vete dhentë e qetë tuaja e gjithçka keni. 33 Kështu, kur faraoni t'ju thërrasë e t'ju pyesë me çfarë merreni, 34 thuajini: “Shërbëtorët e tu kanë qenë barinj që në moshë të re e deri tani, ashtu siç kanë qenë dhe etërit tanë”. Thoni kështu që të banoni në tokën e Goshenit, meqë egjiptianët kanë neveri për të gjithë barinjtë».




     z46.28 ose: printe

    Tue, 16 Aug 2022
Mostra altri episodi